Vlasic i burgosur te CSKA, flet drejtuesi i klubit rus: “E kuptojmë lojtarin, por ja si është situata”

Prej kohësh, Nikola Vlasic dhe klubi i tij CSKA Moska janë duke bërë një “luftë” të brendshme për sa i përket të ardhmes së fantazistit kroat.

Milani e pret, ka edhe akord me lojtarin dhe agjentin e tij, por duhet shifra e duhur te rusët, që nuk dorëzohen.

Madje, drejtori ekzekutiv i klubit rus, Roman Babayev, foli për kroatin dhe të ardhmen e tij:

“Nikola e ka sqaruar pozicionin e tij, ai dëshiron të luftojë për kompeticionet e larta europiane.

Por të dëshirosh dhe të kesh këtë mundësi janë gjëra të ndryshme.

Klubi duhet të marrë një ofertë të mirë, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë që plotëson kërkesat tona. Kae interes dhe vazhdon, por nuk ka asnjë ofertë që e kënaq klubin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu