Vlahovic e ka ndarë mendjen, Fiorentina e tërbuar! Idhulli i tij Ibra i bën dhuratë apo ftesë? (FOTO)

“Unë kam një kontratë deri në vitin 2023, jam mirë në Firence dhe ata më duan. Kam arritur si fëmijë, e gjej veten burrë, do të ketë kohë të flas për kontratën”.

Fjalët e Dusan Vlahovic duken se sigurojnë për të ardhmen e qendërsulmuesit vjollcë.

Përveç se, si një vit më parë, serbi ende nuk ka ndërmend të nënshkruajë rinovimin. Ai aktualisht ka një pagë shumë të ulët, rreth 400 mije euro, shifër kjo që nuk mund të kënaqë atë që kanë shënuar tashmë 12 gola këtë sezon.

Kështu që situata mbetet e bllokuar, pas ofertës së refuzuar vitin e kaluar nga Leipzig (25 milion euro).

Pak nga pak, Vlahovic ngriti kërkesat e tij, nga 1.2 verën e kaluar në 2.5 sot.

Për më tepër do të kishte një komision maksimal për agjentin Ristic, një situatë që sigurisht nuk i pëlqen presidentit të Fiorentinës, Roço Commisso.

Leipzig vazhdon të jetë e interesuar në blerjen e lojtarit, edhe nëse kërkesa është rreth 40 milion, ndoshta pak më shumë.

Roma ka pasur një kontakt me agjentët gjatë javëve të fundit, megjithëse çmimi i serbit është padyshim një problem. Ekipi tjetër i madh i interesuar është Milani, i cili gjithashtu telefonoi një vit më parë.

Por, sigurisht që prania e Zlatan Ibrahimovic josh jo pak Vlahovic. Në fakt, idhulli i tij është suedezi dhe dje i ka kërkuar edhe fanellën me firmën e tij pas ndeshjes në Firence, duke bërë postimin në Instagram… Kushedi nëse do të jetë pikërisht ideja për të luajtur përkrah Ibra për të qenë vendimtare!  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu