Mes profileve dhe emrave që janë duke u studjuar në “Casa Milan” sigurisht që reparti që kërkon fuqizim më shumë është sulmi.
Zlatan Ibrahimovic dhe Mario Mandzukic (nëse konfirmohet) janë dy sulmues qendre, por duhet edhe një i tretë dhe më i ri, për ta menaxhuar më mirë gjatë sezonit edhe nëse suedezi dhe kroaci do të kenë dëmtime apo mungesa…
Emri që bashkon të gjithë drejtuesit kuqezi është ai i Dusan Vlahovic. Sulmuesi ideal për t’u vendosur përkrah Ibrahimovic dhe për t’u rritur me idhullin e tij, duke qenë se Zlatan është konsideruar dhe konsiderohet si frymëzimi i sulmuesit të Fiorentina.
21 vjeç dhe me 70 paraqitje – nënvizon Gazzetta dello Sport – sulmuesi i Fiorentina korrispondon me identikitin perfekt dhe që bashkon drejtuesit e Milanit (nga trajneri Pioli te drejtori teknik Maldini, ai sportiv Massara, por edhe administratori i deleguar Ivan Gazidis)