Vjet desh dogji shpresat e Milanit për Champions, Cagliari rikthehet ne San Siro: Do të djersisni me ne

Ndeshja e dytë e kampionatit për Milanin po afron dhe skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli do të kërkojë suksesin e dytë radhazi.

Pasi fituan në Xhenova ndaj Sampdoria, kuqezinjtë do të presin në San Siro ekipin sard i cili sezonin e shkuar desh dogji shpresat e Milanit për tu kthyer në Champions.

Sulmuesi i ekipit sard, tashmë i konfirmuar vit pas viti, Joao Pedro bëri disa deklarata për Radiolina në lidhje me ndeshjen e së dielës në San Siro kundër Milanit.

Këto janë fjalët e tij: “Nuk do të jetë e lehtë, ne e dimë sa janë rritur dhe lojtarët që kanë. Vitin e kaluar ata nuk e prisnin një Cagliari agresuv por ne tashmë ishim të përgatitur për të luajtur ashtu”.

Braziliani, i cili shënoi dy herë në debutimin e tij, më pas shtoi: “Ne duam ta bëjmë Milanin të djersitet siç bëri Spezia me ne të hënën”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu