VJEN “OK”: Milan-Bologna me tifozë? Klubi kuqezi nxiton, por nuk ka bileta në shitje!

Më në fund, një lajm i mirë! Qeveria ka pranuar linjën e Rajoneve në Itali, që kishin propozuar (me në krye Emilia Romagna) deri në 1 mijë tifozë brenda në stadium për ndeshjet e kampionatit dhe kupave.

Pasi e ka shqyrtuar këtë kërkesë, qeveria ka dhënë “Ok” deri më 7 tetor: 1 mijë njerëz do të pranohen në stadiume për të ndjekur ndeshjet e futbollit.

Një provë e përgjithshme dhe mbase zyrtare për një rihapje të pjesshme, me Emilia Romagna që ka pajisur veten për të lejuar publikun të marrë pjesë në ndeshjet e futbollit tashmë që këtë fundjavë.

Milani, duke ndjekur urdhëresën e Rajonit të Lombardisë për të hapur stadiumin, po vlerëson çdo mundësi për të bërë të mundur praninë e 1 mijë tifozëve në “San Siro”, të hënën në mbrëmje për ndeshjen kundër Bologna.

Sipas asaj që ka mësuar “ANSA”, klubi kuqezi nuk do të nxjerrë bileta në shitje, por do të mundohet të seleksionojë ato 1 mijë tifozë që përfaqësojnë “familjen e madhe” të Milanit!

Qëllimi është që të rindezë ngrohtësinë fizike të tifozëve rreth ekipit pas muajsh distancë dhe heshtjeje dhe t’i jepet mundësia një numri të caktuar tifozësh që të ndjekin ekipin e tyre në një mënyrë që të jetë e vëmendshme për të gjitha nevojat e shëndetit publik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu