Vjen oferta nga Spanja për Paqueta! Milani refuzon formulën

Lucas Paqueta dhe e ardhmja e tij janë kthyer në çështje te Milani, që megjithatë ende pret ofertën e duhur e cila nuk ka ardhur akoma. Natyrisht, sondazhet për brazilianin nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë, por deri tani kanë qenë jo bindëse.
Siç informon Gazzetta Dello Sport, oferta më e fundit për brazilianin ka ardhur nga Spanja, ku Valencia ka bërë propozimin e shkëmbimit me Kondogbia, ish-lojtar i Interit dhe Monaco.
Milani ka refuzuar pasi kërkon vetëm para “cash” për të mos bërë minusvlerë, pra humbje.
Në fakt, që Milani të dalë barazim me investimin në sajë edhe të amortizmit të kartonit, Paqueta duhet shitur të paktën 23 mln euro.
Lyon duket ende në garë por nuk ka buxhetin për të synuar brazilianin, jo deri sa të shesë një futbollist tjetër.
Merkato mbyllet me datën 5 tetor dhe ka edhe më shumë se dy javë në dispozicion, por Milani për momentin nuk do të marrë në konsideratë asnjë propozim huazimi veç shitjes përfundimtare.
Sakaq, sipas Tuttosport, Stefano Pioli mund të vendosë të mbajë edhe Rade Krunic nëse situata në merkato nuk zhbllokohet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu