Vjen kritika e parë ndaj qeverisë italiane, “San Siro me 1 mijë tifozë nuk ka kuptim!”

Stadiumi “San Siro” sonte për Milan-Bologna do të jetë i hapur për 1 mijë tifozë, që do të jenë kryesisht mjek që kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë Covid-19 dhe mospërhapjen e tij në Itali!

Megjithatë, për një strukturë me mbi 75 mijë vende, 1 mijë tifozë janë shumë pak, ndaj edhe duhet një ndryshim thelbësor. i këtij mendimi është edhe Martina Cambiaghi, Këshilltare për Sportin e Rajonit të Lombardisë, që u shpreh për hapjen e stadiumeve për një mijë spektatorë, duke nënvizuar nevojën për t’u rritur në këto numra:

“Ne donim të rihapnim stadiumet për publikun, – raporton Calciomercato.com – le të jemi të qartë për të gjitha sportet dhe të gjitha ligat, jo vetëm futbollin e Serisë A, duke bërë një hap përpara në krahasim me qeverinë që nuk ka lëshuar ende udhëzime kombëtare, sepse ligat duhet të rinisin”.

“Duke thënë këtë, hapi tjetër do të jetë të mendojmë për 25 % e kapacitetit aktual të sallave sportive, duke eleminuar kufirin maksimal që nuk ka kuptim për struktura si San Siro ose Forumi Mediolanum”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu