Vjen Bakayoko, të gjitha shifrat! O Jogo: Porto vendos mbi çmimin e Corona, tani topi i takon Maldinit

Ndër lojtarët të cilët së fundmi iu bashkua merkatos se Milanit eshte edhe profilii i Jesus Corona. Sipas gazetës portugeze O ‘Jogo, Milani duhet të ngrejë ofertën për të bindur Porton.

Klubi Portugez, në fakt, do të ishte i gatshëm të pranonte vetëm një ofertë prej 15 milionë eurosh pasi do të duhej të paguante 30% të shumës për Twente.

Tani topi i shkon Milanit i cili do të duhet të vlerësojë lëvizjen e radhës.

Sakaq, pas një telenovele të gjatë, Milani mbyll bisedimet për kthimin e Tiemouè Bakayoko.

Lojtari, në mediat sociale, tashmë ka shprehur padurimin për t’u kthyer te kuqezinjtë dhe sot ai do të zbarkojë në Milano.

Ulja është planifikuar për sonte pasi të jenë sqaruar detajet përfundimtare. Sipas Gazzetta dello sport, marrëveshja do të bazohet në një hua me të drejtën e blerjes per tu ushtruar në 2023 për një shumë afër 15 milionë euro.

Lojtari uli pagën e tij dhe ky vendim ishte vendimtar në zhbllokimin e marrëveshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu