Vitiello (MN)/ “Mbrojtësi dhe Bakayoko, arsyetimi i klubit dhe janari! Tani, negociatat më të rëndësishme!

Milani u përpoq të blinte një mbrojtës qendror deri në orët e fundit të merkatos, objektivin e deklaruar nga klubi dhe trajneri.

Përforcimi pritej për javë të tëra, aq sa klubi gjithmonë ka folur për këtë sforco dhe afrim si përparësi karshi roleve të tjera të fushës.

Por nëse për Tonalin, Hauge, Diaz dhe Dalot ishte mundësia të afroheshin me çmime të gjykuara të përshtatshme nga “komiteti teknik”, për mbrojtësin hulumtimi ishte i kotë. Strategjia ishte të priteshin orët e fundit të tregut të transferimeve dhe të shpresohej se çmimet e lojtarëve do të binin, por nuk ishte kështu.

Dhe në fakt, Milani u përpoq deri në orën 19:00 pasdite të hënën me 5 tetor, edhe me zgjidhje të tjera, por pa goditur!

Le të marrim shembullin e Mohamed Simakan, një lojtar që Milan po e ndjek për të paktën 7-8 muaj. Vlerësimi që Strasbourg i bëri në ditën e fundit e transferimit ishte më i lartë se vlera që klubi i dha mbrojtësit, rreth 20 milion euro.

Milan shkoi deri në 15 milion dhe mendoi se çmimi maksimal për francezin ishte ky, duke shkuar më tej do të kishte qenë humbje parash ose mbipagesë.

Ky arsyetim u aplikua për të gjithë mbrojtësit e tjerë që kuqezinjtë kishin në listë dhe kështu askush nuk arriti.

Kabak për Schalke vlen mbi 25 milion, Chelsea për Rudiger kërkoi 4 milion për huazimin ndërsa lojtari fiton më shumë se 5 milion euro rrogë. Drejtuesit menduan se shpenzimi nuk do të ishte në përputhje me vlerën reale të lojtarit.

Prandaj, strategjia nuk dha fryt sepse mbrojtësi nuk arriti, por në më pak se 3 muaj nga merkato e dimrit, qëllimi i klubit për të dashur të vazhdojë forcimin e ekipit nuk ndryshon.

Përforcimi mund të arrijë në janar, gjithashtu bazuar në performancën e ekipit në kampionat dhe në Evropë. Për fat të mirë Romagnoli, Musaçhio dhe Duarte janë drejt rikuperimit dhe pas pushimit kapiteni duhet të thirret, duke i dhënë kështu më shumë zgjidhje Pioli në pjesën e prapavijës.

Me blerjen e lojtarit qendror të mbrojtjes dhe Bakayoko, Milani do të kishte bërë një merkato me notën 8, kështu që në vend të kësaj ka ende disa boshllëqe për tu mbushur.

Duke folur për Baka, mesfushori ka qenë gjithmonë pranë Milanit, dhe pas ardhjes së Sandro Tonali (një mundësi që drejtuesit e shfrytëzuan), Krunic pritej të largohej (oferta prej 8 milion euro nga Freiburg ishte reale) për të mbyllur me francezin.

Por pasi u vendos të mos shitej Krunic, marrëveshja për Bakayoko u bë e vështirë.

Chelsea gjithashtu kërkonte një huazim me të drejtën e blerjes për 30 milion euro kështu që Milani preferoi të investonte në role të tjera (si Hauge dhe Dalot) dhe u largua nga Bakayoko.

Për të mos qëndruar jashtë skuadrës në Londër, mesfushori gjeti mundësinë Napoli si huazim për 2-3 milion euro, një mëkat i vërtetë për kuqezinjtë.

Milani do të fillojë të punojë për rinovimin e Gianluigi Donnarumma brenda pak ditësh. Negociatat janë të komplikuara, siç shpjegoi Paolo Maldini disa javë më parë, sepse kontrata e lojtarit simbol të skuadrës është shumë afër skadimit.

Lajmi i mirë është se Donnarumma dëshiron të qëndrojë dhe nuk ka ndërmend të ndryshojë ajrin. Pas kaq shumë vitesh të komplikuara, projekti i Milanit më në fund duket se ka një drejtim të saktë dhe rezultatet e kohëve të fundit janë një nxitje më shumë për të qëndruar.

Sidoqoftë, ekziston çështja ekonomike për t’u përballur dhe kur punon me Mino Raiola gjithmonë do të ketë disa pengesa për t’u kapërcyer, siç ndodhi në verë me zgjatjen e Zlatan Ibrahimovic (negociata që zgjasin një muaj).

Klubi nuk dëshiron ta humbasë atë në zero dhe lojtari dëshiron të qëndrojë: fillohet nga një bazë e mirë, problemi është vetëm ekonomik.

Maldini, Massara dhe Gazidis janë të gatshëm të bëjnë një hap përpara në krahasim me 6 milion eurot aktuale që Gigio merr, megjithatë duhet të merren me kërkesat e agjentit të tij dhe negociatat do të fillojnë së shpejti. Ekziston edhe klauzola e largimit, por kuqezinjtë nuk do të donin ta përfshinin atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu