Vila do Conde dhe 24 penalltitë, 1 vit më parë ndeshja “maratonë” (VIDEO)

Pikërisht një vit më parë, ishte 1 Tetor 2020, Milan luajti raundin e tretë dhe të fundit kualifikues për të hyrë në Ligën e Evropës sezonin e kaluar.

Pas eliminimit të Shamrock Rovers (0-2) dhe Bodo Glimt (3-2), ekipi i Stefano Pioli u gjend përballë Rio Ave, një ekip portugez që kishte befasuar nje sezon me pare por qe ne leter ishte shume me i dobet.

Një ndeshje e luftuar shumë që u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë falë golit të Alexis Saelemaekers. Më pas portugezët barazuan rezultatin me Francisco Geraldes. Përpjekjet e Milanit për të shmangur kohën shtesë ishin të kota.

Në kohën shtesë, Gelson Dala ishte ai qe i dha avantazhin Rio Ave, dhe kur gjithçka dukej e humbur, Hakan Calhanoglu shndërroi penalltinë në të 120 -in, pasi e fitoi Colombo.

Pas kohës shtesë 2-2, shkoi gjithcka me penallti. Seria e pafund e 24 penalltive (goditi edhe Gianluigi Donnarumma) u vendos nga goli i Simon Kjaer dhe gabimi portugez nga Aderlan Santos. Në një mënyrë të guximshme, Milani u kualifikua në fazën e grupeve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu