“Vikingu” Kjaer shpreh dëshirën e tij kuqezi dhe pa pretendime, Milani e kënaq…

Mes futbollistëve të cilëve u skadon kontrata në vitin 2022 është edhe Simon Kjaer, natyrisht pasi u konfirmua dhe u pagua kartoni gjatë verës duke e marrë përfundimisht nga Sevilla.

Mbrojtësi danez është “zbulimi” i madh i Milanit të Stefano Pioli. Pasi mbërriti në janarin e kaluar, së bashku me Zlatan Ibrahimovic, ai mahniti të gjithë, duke bindur skeptikët dhe ata që kishin refuzuar blerjen e tij para se ta shihnin në fushë.

I flakur nga Gasperini, ish-mbrojtësi i Palermo dhe Roma mori Milanin mbi supe, duke u bërë një lojtar vendimtar, brenda dhe jashtë fushës.

Përvoja dhe personaliteti i tij janë thelbësore për një grup shumë të ri si ai i Piolit. Trajneri kurrë nuk heq dorë nga danezi, tani një kolonë e vërtetë përkrah Alessio Romagnoli.

Të mendosh një të ardhme pa Simon Kjaer është vërtet e vështirë dhe Milani do të ishte gati, tashmë në janar, të propozonte zgjatjen e kontratës për një vit tjetër, në të njëjtat shifra (1,2 milion euro në sezon).

Kjaer e ka thënë hapur në intervistën e fundit: “Dua ta mbyll karrierën time me Milanin, ekipi i ëndrrave!”.

Praktikisht, për vikingun nuk do të ishte një problem rroge apo ekonomike, por thjesht zgjedhje e Milanit për të vazhduar me të edhe për disa vite të tjera.
Rinovimi mund të vijë deri në vitin 2023 dhe do të ishte një rrugëtim i drejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu