“Vikingu” Kjaer nuk njeh pushim dhe kërkon perfeksion: Kjo gjë nuk duhet të ndodhë më!

Me ardhjen e tij, edhe Milani u rrit! Bashkë me Zlatan Ibrahimovic sollën te kuqezinjtë përvojën dhe mentalitetin fitues. Simon Kjaer, një shkëmb i pakalueshëm, vazhdon të luajë pambarimisht dhe nuk njeh lodhje…

Pas ndeshjes ndaj Celtic, ku ishte sërish ndër më të mirët, foli për Milan TV.

Për ndeshjen: “Mundohem të bëj më të mirën në çdo ndeshje. Ne luajtëm një lojë të mirë.

Në pjesën e dytë mbase u dorëzuam pak por e morëm përsëri menjëherë në dorë, duke shkuar 3-1. Ne ishim në kontroll, kisha këtë ndjenjë. Kur ata u vendosën me 4, për ne kishte më shumë mundësi që të luanim në krahët në 1 kundër 1″.

“Duhet të përmirësojmë vazhdimësinë në ndeshje”.

Kush bëri gabim te goli? “Nuk e kam parë golin në video ende, por patjetër që duhet të përmirësohemi në mënyrë që të mos e lëmë lojtarin të lirë. Ne shënojmë 3 gola si ekip, pësojmë 1 po si ekip”.

I habitur nga rritja juaj?

“Asnjëherë nuk kam pasur dyshime për nivelin tim, e di që mund ta ndihmoj ekipin. Por nuk mendoja se do të rriteshim së bashku kaq shpejt, por në nivelin tim kurrë nuk kisha dyshime.

Unë e di gjithë punën që qëndron pas saj, hyj brenda dhe bëj më të mirën. Atëherë mund ta bësh mirë ose keq”.

Raporti me Pioli? “Ndihem shkëlqyeshëm, mendoj se një nga cilësitë e mia më të mira është mbulimi. Mbrojtja një kundër një më stimulon, unë gjithmonë jap maksimumin në çdo duel.

Në dy ndeshjet e fundit kemi pasur shumë duele në fillim të lojës, pastaj gradualisht shkojmë gjithnjë e më shumë në zonë.

Varet nga momenti i ndeshjes, nëse fitojmë ka më shumë vëmendje në fazën mbrojtëse por nëse jemi prapa duhet të pranojmë një kundër një me forcë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu