Vieri: “Milan ekip i vërtetë, më befasoi kjo gjë!” Cassano replikon: Mua ata më fusin frikën, e di pse?!”

Gjatë episodit të djeshem të Bobo TV, Christian Vieri tha fjalën e tij për Milanin e Stefano Pioli. Ish -sulmuesi ishte i impresionuar nga ndikimi i Zlatan Ibrahimovic dhe më shumë.

“Milan? E kuptojmë qe është një ekip i vërtetë. Giroud nuk luajti kundër Lazios, pastaj Ibra u bashkua si rezerve dhe pasi kthehej pas shume kohesh. E pabesueshme se si ben diferencën edhe gati 40 vjec.

Leao, për të cilin ne themi se duhet të shënojë më shumë gola, ka shumë cilësi. Me pak fjalë, skuadra është shumë e madhe dhe e gjerë me stolin.

Ajo që vërehet është përmirësimi gradual që po bën ekipi në krahasim me rrugën e nisur me Piolin”.

“Milani kundër Lazios e nisi shkëlqyeshëm, vazhdoi shkëlqyeshëm dhe përfundoi shkëlqyeshëm “. Kështu flet Antonio Cassano, mysafir i Bobo TV në kanalin Twi Vieri,

“E meritoi suksesin. Gjithashtu e dini se çfarë më bind mua? Organika e gjere, kini kujdes sepse nëse Milani luan kështu është i frikshëm.

Pioli luajti nje kunder nje me lojtarët kryesorë të Sarrit. Pastaj erdhi fenomeni, suedezi, Ibrahimovic. Në moshën 40 vjeç, ai vazhdon të jetë i frikshem për sa i përket cilësisë. Më pëlqen Milani shumë, madje më shumë se vitin e kaluar.

Pioli ka evoluar pozitivisht, në këto vite Milani është rritur shumë, kjo është një shenjë e inteligjencës.

Tonali? Ai luajti një lojë të mrekullueshme, tani e shoh më të lirë ne mendje.

Unë gjithashtu dua të nënvizoj Tomorin, një blerje e mrekullueshme që gjithashtu i bën shokët e tjerë të ekipit të performojnë mirë, siç Romagnoli për shembull. “

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu