VIERI: “Milan, beso ende te titulli! Menduan se mbarove por… Ibra? Ju kujtohet parashikimi im në fillim të sezonit?”

AppleMark

Pasi ka varur këpucët dhe është tërhequr nga futbolli, Christian Vieri është bërë një nga ish-futbollistët më të ndjekur në rrjetet sociale.

Pas një karriere të kaluar në dominimin e zonave të penalltisë, duke veshur fanellat e Juventusit, Interit, Milanit dhe shumë ekipeve të tjera, Bobo ka rishpikur veten si ndikues falë TV-së së tij Bobo TV në platformën Twich.

Db Barcellona (Spagna) 12/03/2013 – Champions League / Barcellona-Milan / foto Daniele Buffa/Image Sport nella foto:

Ish-futbollisti dha një intervistë të gjatë për Gazzetta dello Sport duke folur për fatin e këtij seriali dhe duke dhënë disa fjalë për Zlatan Ibrahimovic…

Një karrierë që do të mbahet mend mbi të gjitha për ato që bëri te Inter, por Christian Vieri gjatë karrierës së tij të gjatë kishte veshur edhe fanellën e Milanit.

Bobo kaloi vetëm gjashtë muaj të sezonit 2005-2006 me kuqezinjtë.

Një përvojë jo-frytdhënëse për bomberin bolonjez, i cili do të shënonte vetëm një gol me kuqezinjtë në ndeshjen e fituar në Empoli, para se të shitet te Monaco në seancën e transferimit dimëror të atij sezoni.

CHRISTIAN VIERI PAOLO MALDINI

Ish-futbollisti foli për Gazzetta dello Sport për momentin që po përjeton Milani, për luftën e kampionatit dhe për Zlatan Ibrahimovic.

“Unë mendoj se Juventusi është jashtë luftës së Scudetto por nuk është ende për të thënë që ata tashmë janë dhënë te Interi.

Milani po luan mirë dhe gjithçka mund të ndodhë brenda dhjetë javësh. Futbolli është një lojë e Djallit. Ata duhet ta besojnë sepse ka vetëm gjashtë pikë për momentin diferencë, në thelb dy ndeshje, edhe pse Interi duhet ta luajë atë ndeshje që i mungon.

Pas goditjes psikoligjike në eliminimin kundër Manchester fituan një ndeshje të madhe në Firence kundër Fiorentinës.

Shumë thanë se Milani do të binte, por ata janë akoma atje dhe tani mund të luajnë pa e pasur mendje askund, janë të uritur”.

TALLAGHT, IRELAND – SEPTEMBER 17: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan looks on during the warm up prior to the UEFA Europa League second qualifying round match between Shamrock Rovers and AC Milan at Tallaght Stadium on September 17, 2020 in Tallaght, Ireland. (Photo by Charles McQuillan/Getty Images)

Për Ibrahimovic:

“E mbani mend? Thashë në fillim të sezonit që Ibra do të shënonte 20 gola, ai ka shënuar 15 në po aq ndeshje, një për ndeshje: kurrë nuk gaboj në parashikime.

Duke e parë atë mendoj se u ndala shumë herët, në moshën 36 vjeç. Nëse Zlatan ndihet mirë 39 vjeç, ai duhet të vazhdojë. Kombëtarja nuk do ta rëndojë atë, është si të luash një ndeshje kupe gjatë sezonit, ai do të argëtohet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu