Vieri: “Kur Ibra mungon, qendërsulmuesi duhet të jetë Leao, jo Mandzukic! Ja çfarë i thashë Maldinit pas derbit…”

Bobo Vieri, ish-futbollist i shumë skuadrave dhe Milanit, u shpreh si më poshtë në Lazio-Milan në transmetimin e tij në Tëitch te kanali zyrtar duke i tërhequr pak veshin Stefano Piolit:

“Manduzkic në fushë? Me gjithë të mirën që e dua, por kishte gati dy vjet që nuk luante futboll elitar!

Nëse Ibrahimovic nuk është në fushë, sulmuesi është Leao, ai është e ardhmja.

Qendërsulmuesi duhet të jetë Leao, me të gjithë respektin e duhur për Mandzukic, që mund ta hedhësh në fushë 20 minuta nga fundi.

Sigurisht, ka karakteristika të ndryshme nga Leao dhe bën të tjerët të luajnë mirë përreth tij, por vazhdoj të them që në fushë duhet të jetë Leao.

Më pëlqen jashtëzakonisht si futbollist. Në moshën 20 vjeç që është ai duhet të ndjejë presionin dhe sidomos kritikat çdo moment, duhet të bezdiset që të japë më të mirën dhe duhet durim.

Nuk duhet hequr dorë nga ai…. Leao gjithashtu luajti një ndeshje spektakolare kundër Interit në derbin e parë, unë i thashë Maldinit pas lojës: ky është i fortë, për dy vjet ai mund të bëhet një nga më të fortët.

Leao, sidoqoftë, duhet të punojë shumë, ai duhet të vrapojë dhe të mos qëndrojë ende me Ibrahimovic në sulm.

Të gjithë vrapojnë 11 km, ai duhet të vrapojë 12 ose 13. Miku im, duhet të djegësh krahun fare në moshën që je”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu