VIDEO/ Talenti në shtëpi, Pioli po mendon surprizën për sezonin tjetër: dy rrugë për numrin “10”

Mes futbollistëve të rinj të dalluar këtë sezon te Milan Primavera është padiskutim Giacomo Olzer, i cili ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 1 asist në 17 ndeshje.

I dëmtuar për një periudhë, fantazia dhe burimi i lojës në sulm është pikërisht futbollisti me numër “10”, i rritur në Akademinë kuqezi dhe që Stefano Pioli hodhi në fushë në Kupën e Italisë, ndeshja ndaj Torinos në “San Siro”, ku Olzer iu afrua edhe golit.

Shumë kërkesa në drejtim të tij nga klubet e Serie B që e kanë pikasur, por deri tani asnjë akord. Mund të ndodhë që Pioli të kërkojë ta mbajë në grumbullim dhe ta shohë, ndoshta duke ndjekur linjën që u ndoq edhe me Pobega apo Brescianini, që më pas ikën në huazime.

Por, mund të ndodhë edhe të qëndrojë për një fazë kampionati. Olzer është një fantazist që i pëlqen të lëvizë, ka goditje të hidhur me të majtën dhe specialist në goditje dënimi gjithashtu.

Jo më kot ka shënuar 4 gola nga goditja e dënimit dhe me harkime të bukura.

Ende 20 vjeç, talenti nga Rovereto është gati për hapin e madh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu