Video emocionuese: Pioli shpërthen pas golit të Kessie dhe thërret Maldinin në tribunë

Në profilin Instagram, Milani ka publikuar një video ku shihet fillimisht festa e lojtarëve të stolit pas golit të dytë të Kessie dhe pastaj shpërthimi i Stefano Piolit.

Trajneri kuqezi, që ishte thuajse në lot, ka bërtitur fort drejtuar tribunës ku ishin Maldini, Massara dhe Gazidis.

“Dai Paolo, daiii!!! Vaiii!!!”

Më pas, Maldini zbriti poshtë dhe u përqafua me trajnerin edhe duke e përgëzuar për arritjen. Në tunel duket më pas Pioli që qesh teksa bisedon me Maldini dhe Massara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu