“Vetëm Pioli më donte te Milani, tifozët bëjnë zhurmë por harrojnë se…”

Hakan Calhanoglu, ish lojtari i Milanit dhe tani te Inter, u intervistua nga DAZN dhe u rikthye të flasë për vendimin për të veshur ngjyrat zikaltër…

“Zhurma është bërë nga tifozët, është normale. Për një lojtar është normale. Por unë nuk jam i pari dhe as i fundit. Shumë lojtarë kanë kaluar nga Milani te Inter dhe anasjelltas, sepse kjo nuk është as e para dhe as hera e fundit që ndodh.

Vetëm doja të shikoja përpara për të ardhmen time, me shumë respekt për Milanin. Unë kam bërë shumë gjëra për Milanin në 4 vjet, kam respektuar të gjithë.

Ata që më njohin dinin gjithçka. Por kam një aventurë të re te Inter dhe duhet të shoh përpara”.

A ju tha diçka Ibra? “Unë isha në Evropian dhe ai ishte me pushime, ai kishte problemin në gju dhe po mendonte për këtë.

Ne nuk kemi folur për këtë transferim tani, por do të flasim disa ditë më vonë”

Për Stefano Piolin: “Pioli ishte i vetmi njeri që më donte aq shumë në Milano. Unë fola me të shumë herë, por ai e respektoi vendimin tim dhe më uroi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu