Vera e ftohtë për Krunic! Investimi 8 mln euro për 529 minuta! Boshnjaku rrezikon “divorcin”

Verën e shkuar nga Empoli mbërritën Ismael Bennacer dhe Rade Krunic pas paraqitjeve të shkëlqyera me ekipin toskan që, megjithatë, nuk e shmangu dot rënien nga kategoria duke u mundur javën e fundit ndaj Interit!

Në total, 24 mln euro të shpenzuara dhe investuara për algjerianin dhe boshnjakun. E ndërsa i pari, i blerë 16 mln euro, pra dyfishin e Krunic, po shkëlqen dhe u bë pikë fikse e formacionit, i dyti po vuan jashtë mase.

Sezoni i shkuar ishte në hije, me vetëm 15 paraqitje, nga të cilat vetëm 4 herë titullar dhe 11 herë si rezervë. Duke i shtuar kësaj edhe dëmtimet që ka pësuar, prania e tij te skemat e Piolit nuk ekzistonte, aq sa nisi të bëhej madje zgjedhje e tretë.

E megjithatë, te Empoli Krunic kishte treguar brum dhe 5 gola në 33 ndeshje në Serie A bindi Boban edhe Maldini të bënin investimin. Kjo verë ka qenë e ftohtë për mesfushorin, që ka pasur sondazhe nga Torino dhe Freiburg, por asgjë konkrete…

Dhe, me ardhjen e mundshme të Bakayoko, me siguri rrezikon të bëjë valixhet, jo në huazim, por përgjithmonë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu