VAR fshehu imazhin e saktë të penalltisë së dhënë te Atalanta-Milan (VIDEO)

E pabesueshme ajo që ka ndodhur sot në Bergamo. Milani po fitonte 0-3 me golat e Calabria, Tonali dhe Leao, por në fund të pjesës së dytë dy gola rihapën ndeshjen për disa sekonda, kur Atalanta shënoi me Zapata dhe Pasalic, por me dy gola që ishin “të falur” nga arbitri…

Arbitri Lo Bello, në fakt, fillimisht akordon penallti pasi shkoi në VAR ta shihte, pastaj nuk sheh një faull te Zapata-Messias, kur vjen edhe goli i dytë i ekipit bergamask…

Por, penalltia është prekje me dorë nga Messias, që hidhet për të penguar drejtimin e topit, që bie në kofshën e tij, ngrihet dhe pastaj kap dorën.

Në pamjet e VAR duket vetëm pjesa finale e videos kur topi ngrihet në dorë, por jo mënyra si lojtari shtrihet dhe prekja e kofshës. Në dy imazhe, njëra shumë larg, tjetra e prerë, ndërkohë që imazhi që duhej dhënë nuk u dha…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu