“Valsi” i sulmuesve në 2022 | Milani ndjek dy profile ndërkombëtare!

Njoftimi i Fiorentinës pak ditë më parë tashmë ka ndezur tregun ndërkombëtar. Klubi vjollcë ka njoftuar se Dusan Vlahovic, xhevahiri i skuadrës, nuk do të rinovojë kontratën e tij dhe prandaj do të dale në merkato në 2022 (kontrata skadon ne 2023)

Lajme që shkaktojnë në mënyrë të pashmangshme valsin e zakonshëm të sulmuesve. Vlahovic është vetëm një nga pjesët e vlefshme në sulm që mund të ndryshojë fanellat në fund të sezonit aktual.

Sot redaksia e Tuttosport analizoi të ardhmen e disa qendër-sulmuesve të pozitës ndërkombëtare, të cilët së shpejti do të jenë në qendër të lajmeve.

Ështe e pamundur të mos mendosh për Milanin si një nga klubet më të interesuar për të mirëpritur një numër të ri 9 në funksion të sezonit 2022-2023.

Siç dihet, Milani mund të ndryshojë diçka vitin e ardhshëm në departamentin ofensiv. Lojtare si Ibrahimovic ose Giroud nuk konsiderohen 100% të besueshëm, për arsye fizike dhe personale. Prandaj ka nga ata që presin një goditje të madhe sulmuese në 2022.

Padyshim që klubi kuqezi nuk mund të konkurrojë në garën për sulmues të klasit botëror, siç është Mbappé i cili mund të largohet nga PSG ose Haaland i destinuar për faza të larta.

Por Tuttosport ka rezervuar disa përqindje për Milanin në garë për dy qendërsulmues me vlerë të shkëlqyer.

I pari është vetë Vlahovic, një futbollist i cili tashmë ka thënë se është frymëzuar nga Ibrahimovic dhe se Milani e ka ndjekur me interes për ca kohë.

Deri më sot është shumë e vështirë t’i afrohesh serbit, duke pasur parasysh konkurrencën e madhe. Por Paolo Maldini një përpjekje me Fiorentinën mund ta beje duke shpresuar që Juventus dhe Atletico Madrid të mos lëvizin paraprakisht.

Emri tjetër për të cilin Milan ka dashur gjithmonë të mendojë është ai i Mauro Icardi. Ish -kapiteni i Interit, nuk do të kishte asnjë mëdyshje për të lëvizur te kuqezinjte, veçanërisht nëse do të gjente më shumë hapësirë ​​sesa në Paris.

Argjentinasi ëndërron për Serie A dhe, me kushtet e duhura, ai me të vërtetë mund të përfaqësojë zëvendësimin ideal për Ibra në planet e ardhshme të Milanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu