Vaksina e detyrueshme për lojtarët, Tomori tregohet “diplomat”: Jemi shembull por nuk kam asnjë të drejtë

Në Angli po flitet gjithnjë e më shumë për çështjen e vaksinave dhe çështja ka prekur edhe lojtarët e ekipit kombëtar, disa prej të cilëve ende nuk janë vaksinuar për Covid 19.

Trajneri i Tre Luanëve, Gareth Southgate, tashmë foli për këtë çështje, duke shpjeguar se si disa nga djemtë po ndikoheshin nga të tjerët. Këtë herë, mbrojtësi i kuqezinjve Fiyako Tomori tha fjalën e tij.

“Sa më përket mua, është një ceshtje krejtësisht individuale nëse do të vaksinoheni apo jo”.

Tomori, i vendosur në pozicionin e tij, më pas shtoi: “Ne jemi figura publike gjithmonë në qendër të vëmendjes, dikush mund të mendojë: ‘Nëse ata nuk e bëjnë atë, pse duhet ta bëj unë?’. Sidoqoftë, nuk është puna ime të ndikoj tek njerëzit e tjerë në çështje të këtij lloji”, raporton Metro Sport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu