UEFA u shtron “tapetin e kuq” 3 ekipeve rebele, CDS: “Tallje ndaj Milanit dhe Interit, paguan 4 mln euro”

UEFA ka vendosur zyrtarisht që të falë Juventus, Barcelona dhe Real Madrid, duke i dhënë kështu “akses” në Champions League e ardhshme dhe duke e bërë me një letër zyrtare…

E ndërsa hetimet kanë ndaluar përkohësisht, ndoshta pas frikës se një gjyq do të ishte i dëmshëm për UEFA-n dhe presidentin Ceferin, klubet që dolën më të penalizuarat janë ato të 9-ta që hoqën dorë dhe dolën me komunikata…

Bëhet fjalë për 6 anglezet, Milan, Inter dhe Atletico Madrid.

Por, duke u ndalur te Milan dhe Inter, Corriere della Sera sulmon UEFA-n.

“Pas disa javësh kërcënimesh, UEFA më në fund i dërgoi një letër Juventusit për ta pranuar në Ligën e Kampionëve të ardhshme: presidenti Ceferin foli gjatë për sanksionet për çështjen e Super League, por në fund ai ftoi tre klubet rebele (Real Madrid dhe Barcelona përveç bianconerëve) për të luajtur garën më të rëndësishme të klubeve evropiane në sezonin 2021-2022.

“Kjo është një befasi dhe shaka pa kripë për kompanitë e tjera të projektit Super League, përfshirë Milanin dhe Interin, të cilët pas kthimit të menjëhershëm tani do të jenë të detyruar të paguajnë rreth 4 milion euro për të marrë pjesë në Champions sipas akordit të gjetur me UEFA…

Kurse, deri tani, Juventus, Barca dhe Real nuk do të paguajnë asgjë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu