UEFA publikon “top 11” të Europa League, Dalot luan i djathtë te formacioni i javës

UEFA ka publikuar, si zakonisht, formacionin TOP XI të javës për javën e dytë të grupeve të Ligës së Evropës.

Një formacion ideal bazuar në performancat dhe numrat e ndeshjeve të luajtura dje, midis fashës orare 18.55 dhe asaj të orës 21.00.

I pranishëm në këtë formacion është edhe një lojtar i Milanit: Diogo Dalot, mbrojtësi që u rreshtua dje në të majtë kundër Sparta Pragës u gjykya si një nga më të mirët, edhe pse UEFA e ka vendosur të djathtë në formacionin “top”.

Portugezi shprehu më të mirën e tij dje, duke siguruar asist me “trivela” 2-0 për Leao dhe duke bërë golin e fundit 3-0 në kundërsulm.

Një kuriozitet: UEFA ka dhënë edhe Borna Barisic, futur si mbrojtës i majtë në TOP XI. Futbollisti i Rangers, i cili fitoi dje ndaj Lech Poznan, u kërkua nga Milani disa muaj më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu