“UEFA eksperimentoi te Milan-Atletico Madrid”, ish-arbitri zbulon detajin e frikshëm

Ish -gjyqtari i futbollit, Angelo Cervellera, foli ekskluzivisht për mikrofonat e “Replay”, një transmetim i “Milanisti Non Evoluti” në bashkëpunim me MilanNews.

Ai zbuloi nje detaj jo te vogel sa i perket arbitrimit te Cakir në Milan-Atletico Madrid 1-2:

“Duhet të kesh më shumë inteligjencë në ndeshje të caktuara. Nuk jam i bindur që faulli i dytë i Kessie është i verdhë. Çfarë i thanë te VAR te penalltia? Ai vërshellen penalltinë, pavarësisht se është i mbuluar! Ai qe ishte në VAR duhej të lexonte më mirë dinamikën, sepse është një vendim themelor.

Por, i besoi arbitrit kryesor dhe nuk nderhyri. Ndaj edhe Cakir pastaj vazhdoi me vendimin e tij. Edhe pse u mor kohe mbi 2 minuta”.

Por, duke folur për mikrofonat e ‘Tutticonvocati’, ish -gjyqtari Luca Marelli foli për episodet e ndeshjes mes Milanit dhe Atletico Madrid duke shtuar polemikat: “Cakir në vitet e mëparshme është ndihmuar gjithmonë në VAR nga gjyqtarë jo-turq sepse ata filluan më vonë se shume vende dhe ishin mbrapa.

Ishte hera e parë që ka një gjyqtar turk në VAR, i emëruar 2 vjet më parë, ndoshta ata nuk janë ende gati… Duket pak sikur UEFA eksperimentoi”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu