“UEFA e njohu gabimin dhe e pezulloi!” Presidenti i FIGC del blof, turku Cakir gjykon Gjermani-Rumani!

Asnjë pezullim për Cuneyt Cakir, gjyqtari i Milan-Atletico Madrid.

Thashethemet për një ndalesë të mundshme pas penalltisë së dyshimtë të dhënë në kohen shtese ndaj Colchoneros jane shkrire totalisht dhe pergenjeshtruar nga thirrja e bilbilit turk për kualifikueset e Botërorit Katar 2022 per konfederaten Europiane.

Cakir do te drejtoje Gjermani-Rumani, të planifikuar për të Premten 8 Tetor në Hamburg.

Në fakt, UEFA gjykoi se vetëm sjellja e VAR ishte serioze dhe e dënueshme: turku Abdulkadir Bitigen u zëvendësua nga bashkatdhetari i tij Huseyin Gocek, me promovimin e Mete Kalkavan nga asistent në menaxher i VAR.

Edhe njehere, konfirmohet qe Italia nuk vlen nje qindarke perpara UEFA-s, sepse vetem dy dite me pare, presidenti i Federates Italiane te Futbollit, Gravina do te deklaronte:

“Gabimi i Cakir te Milan-Atletico kishte një ndikim në ndeshjen, UEFA ka ndërmarrë masa disiplinore duke njohur gabimet.

Kjo eshte dëshmi se cilësia që kemi në Itali është e rëndësishme, por mbi të gjitha ky orientim i ri është i rëndësishëm, në kërkimin e të rinjve cilësor, një qasje që po jep rezultate. Ne nuk duhet të kemi frikë nga ndryshimet, ne kemi nevojë për durim”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu