U zhduk nga “fusha”, Colombo mund të huazohet në Serie B

Pasi bëri debutimin e tij me fanellën e Milanit në Serie A dhe në Europa League (gjithashtu duke shënuar një gol ndaj Bodo Glimt te turi i dytë kualifikues), Lorenzo Colombo mund të transferohet në huazim në Serie B në janar duke pasur mundësi të rritet dhe të luajë me një vazhdimësi më të madhe.

Sipas asaj që ka raportuar nga Tuttob.com, Pescara është në gjurmët e sulmuesit të lindur në 2002. Te Milani, Colombo nuk po gjen më hapësira dhe pse po stërvitet me kampionë si Ibrahimovic.

Rikuperimi i Rebic, prania e Leaos, por edhe shumë alternativa të Piolit “e detyrojnë” të qëndrojë thjesht spektator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu