U transferua te Udinese gjatë verës, Deulofeu sfidon Milanin: Jam gati për këtë ndeshje!

Gjatë verës pati zëra për kthimin e tij të mundshëm në Milano, por në fund Gerard Deulofeu u transferua te Udinese. Watford, një tjetër klub në pronësi të familjes Pozzo, e ka huazuar atë te ekipi friulian.

Anësori spanjoll ofensiv është duke rikuperuar gjendjen e tij fizike pas një dëmtimi të rëndë dhe mund të jetë një armë e rëndësishme për trajnerin Luca Gotti. Tashmë të dielën në Dacia Arena, kur bardhezinjtë do të presin Milanin.

Deulofeu shënoi sot golin e dytë të Udineses në fitoren kundër Vicenza (Coppa Italia). Në funksion të ndeshjes kundër kuqezinjve spanjolli tha: “Ishte një ndjenjë e mirë për të shënuar. Dalëngadalë po rimarr formën – tha ai për Udinese TV – po rimarr forcë, shpejtësi dhe energji më të madhe.

Gjendja ime ende mund të përmirësohet në stërvitje dhe ndihem gati për ndeshjen kundër Milanit. Ndjesitë janë pozitive”.

Deri më tani ish-lojtari i Barcelona dhe Everton ka luajtur vetëm 32 minuta, i shpërndarë në ndeshjet kundër Parma dhe Fiorentina.

Kundër Milanit koha e tij e lojës mund të jetë më e lartë. Ka karakteristika që mund të krijojnë disa probleme për mbrojtjen e ekipit të Stefano Pioli, edhe nëse gjendja fizike nuk është akoma 100%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu