U transferua te Torino, Rodriguez ka 2 fjalë për Milanin

Ricardo Rodriguez, në Instagram, ka shprehur ndjesitë e tij pas zyrtarizimit të transferimit në Torino, duke falenderuar edhe Milanin për tre vitet e fundit:

“Për katër vitet e ardhshme do të jem një lojtar i Torinos, një klub me një të shkuar historike dhe një të ardhme ambicioze!

Falenderoj presidentin, misterin dhe drejtorin për besimin e tyre!

Gjej rastin të falenderoj edhe Milanin për 3 vitet e fundit!

Tani po pres me padurim të vesh bluzen time të re”, shkruan Rodriguez në Instagram.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu