U shit nga Milani, Paqueta prezantohet te Lyon! Konferenca e brazilianit dhe detajet zyrtare

Lucas Paqueta është një lojtar i ri i Olympique Lyon. Me një shënim që u shfaq në faqen zyrtare të internetit, klubi francez njoftoi blerjen e mesfushorit brazilian i cili ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2025.

Paqueta, i lindur në 1997, arrin përfundimisht nga Milani dhe po prezantohet nga Olimique Lyon tani.

Gjatë konferencës së prezantimit të Lucas Paquetá, presidenti i Lyon Aulas foli kështu për mesfushorin sulmues brazilian të marrë nga Milani:

“Ishte e rëndësishme për ne që të bënim një afrim të madh dhe Lucas është. Me Juninho duam të ndërtojmë një ekip të fortë dhe ky operacion, shumë i rëndësishëm për klubin, është një sinjal.

“Jemi të lumtur që kemi Paqueta me ne. Ai vjen nga Milani për 20 milion euro. Lucas tashmë njeh disa nga shokët e tij të rinj dhe ne jemi të sigurt se ai do të integrohet me ne. Ky ishtë një operacion i bukur”.

Detaji tjetër lidhet me përqindjen e rishitjes, pra 15% të kartonit në favor të Milanit.

Sakaq, ka folur edhe vetë braziliani: “Unë dua të punoj dhe të jap më të mirën time për këtë ekip. Mezi pres të jem në gjendje të ndihmoj ekipin dhe të integrohem shumë shpejt. Unë jam gati dhe në dispozicion të trajnerit për t’u stërvitur”.

“Gjithçka ka shkuar shumë mirë që nga ardhja ime. Vizita ime mjekësore shkoi shumë mirë. Lyon janë një ekip shumë i njohur në Brazil”.

“Te Milani ishte një përvojë që më lejoi të përparoj dhe rritem. Tani jam te Olympique Lyonnais. Unë dua të rritem në këtë klub”.

“E ndoqa Lyon në Champions vjet dhe ishte fantastik!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu