U rrit te Milani, por u shit 1 mln euro 7 vite më parë, Petagna: Isha duke braktisur futbollin…

I rritur te sektori i të rinjve të Milanit, për Andrea Petagna sot flasin golat dhe paraqitjet me Napolin e Gattusos, i cili beson te sulmuesi italian shumë.

E megjithatë, në të kaluarën, ishte gati të varte këpucët në gozhdë që në moshë të re. Familja e shtyu të vazhdonte dhe sot po tregon vlerat e tij.

“Nëse ende luaj, kjo është në sajë prindërve të mi, pasi nuk kam kaluar një kohë të mirë dikur…

Kur u largova nga sektori i të rinjve të Milanit dhe shkova te Sampdoria, pastaj në Serie B i huazuar në disa ekipe, kishte disa momente të vështira në të cilat mendova të lija futbollin, por falë tyre unë jam akoma këtu”.

Fillimet – Pas suksesit të tij në sektorin e të rinjve të Donatello Calcio të Udine, ai u transferua në Milano në 2009. Me ekipet e të rinjve të ekipit kuqezi  fitoi dy kampionate: një me Giovanissimi në 2010,  duke kontribuar me një gol në finale kundër Romës, dhe një tjetër me Allievi në 2011.

Në vitin pasues ai u bashkua me ekipin Primavera.

Më 4 dhjetor 2012, në moshën 17 vjeç, ai bëri debutimin e tij profesional, me rastin e ndeshjes së vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve të humbur 1-0 në San Siro kundër Zenit Shën Petersburg; lojtari nga Trieste mori vendin e Bojan Krkić në minutën e 91-të.

Në fillim të sezonit 2013-2014 ai u promovua në ekipin e parë dhe bëri debutimin e tij në Serie A më 24 gusht 2013, në moshën 18 vjeç, gjatë ndeshjes së parë të ndaj Verona. Megjithatë, në shtator 2013 kaloi te Sampdoria, pastaj u kthye sërish dhe nisën një sërë huazimesh deri kur u shit për 1 milionë euro dhe bonuse te Atalanta. Nga aty te Spal dhe tani stacioni Napoli!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu