Jack Bonaventura sot është prezantuar si futbollist i ri i Fiorentinas teksa ka folur edhe për lamtumirën te Milani dhe momentin e gjunjëzimit në “San Siro” në fund të ndeshjes Milan-Cagliari…

“Nuk u ndjeva keq për lamtumirën nga Milani. Nga 1 janari e dija që nuk do të qëndroja. U përpoqa ta përfundoja sezonin në mënyrën më të mirë, por e dija që do të largohesha.”
Imazhi në gjunjë në San Siro?
“Qëndrova atje sepse doja të isha vetëm për një moment pas kaq shumë vitesh në San Siro. Ishte një moment në të cilin ndjeva mirënjohje për atë që arrita të bëja atje”.