U mund 3-1 nga Milani, habit trajneri i Celtic: Nuk jam dakord!

Celtic bie në debutimin në grupet e Ligës së Evropës.

Pas ndeshjes kundër Milanit, Neil Lennon, trajneri i ekipit skocez befasoi:

“Nuk jam dakord me 3-1! Ne meritonim diçka më shumë. Më vjen keq që nuk grumbulluam pikë, por ka disa aspekte pozitive.

Ne pësuam një gol në një mënyrë naive pas një fillimi të shkëlqyeshëm dhe reagimi në pjesën e dytë ai më kënaqi.

Mund të kishim merituar një barazim, kemi luajtur shumë më mirë se fundjavën e kaluar.

Kemi paguar disa mungesa, por jam i lumtur që mund të rikuperoj dikë për ndeshjet e ardhshme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu