U largua nga Milani ende “i papjekur”, Locatelli: Faji i golit ndaj Juventusit, ju shpjegoj

Në një intervistë me La Gazzetta dello Sport, Manuel Locatelli foli përsëri për përvojën e tij në Milano. Mesfushori nën menaxhimin e De Zerbi ka shpërthyer dhe sot është një nga lojtarët më të njohur në skenën italiane.

Vitet kuqezi – “Unë do ta falënderoj Milanin për gjithë jetën time dhe kurrë nuk do të dëshiroj ta lëndoj atë, ishte shtëpia ime dhe prandaj nuk flas kurrë keq për shtëpinë.

Atëherë gjërat nuk shkuan siç duhet, por unë gjithmonë do të flas mirë. Goli im ndaj Juventusit ishte një thikë me dy presa – pranon Locatelli – Kjo më dha gëzim të jashtëzakonshëm: shënimi i një goli si ky ndaj një kampioni si Buffon ishte një gjë e pabesueshme.

Serie A » News » Locatelli screamer earns AC Milan rare win over Juve

Pas atij goli ishte vështirë për tu menaxhuar fama sepse gjithmonë më kërkohej të shënoja gola spektakolarë, pritshmëria u shtua dhe për këtë arsye ishte e komplikuar.

Unë nuk isha i gatshëm, sigurisht për dëmtimet e mia. Por tani i shoh gjërat ndryshe dhe jam i vetëdijshëm se ai gol do të mbetet në histori, sigurisht në zemrën time”.

“Unë kisha etiketën e të qenit i papërfunduar, se shenjtërimi përfundimtar gjithmonë duhej të mbërrinte, se nuk isha i plotë.

Teenage lightning: Locatelli leads AC Milan to win over Juve | Taiwan News  | 2016/10/23

Fatkeqësisht në fillim e jetova shumë shpejt, gjithçka ndodhi menjëherë. Nga unë pritej të demonstroja gjëra për të cilat nuk isha ende gati. Sidoqoftë, tani, hap pas hapi, po tregoj se mund t’i përmbush pritshmëritë”.

“Kurrë nuk duhet të mendosh se ke arritur te fundi dhe je plotësuar. Duhet durim, përulësi, këmbëngulje dhe shumë punë për të arritur rezultate të shkëlqyera”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu