U kthye në Serie A, Deulofeu pranon se ku gaboi kur luante me Milanin

Ish-futbollisti kuqezi Gerard Deulofeu, tani te Udinese, foli për kthimin e tij në Itali, teksa e kërkonte edhe Napoli ndërsa ai priti Milanin deri në fund por pa marrë sinjal:

“Jam përsëri në Itali dhe jam shumë i lumtur që kam arritur te Udinese. Një mundësi e shkëlqyer për tu rikthyer në majë pas dëmtimit tim, një nga kujtimet e mia për Italinë është përvoja që pata në Milano! Fakti që kthehem është një krenari për mua dhe do të jap gjithçka në kampionat me Udinese”.

“A ndihem ndryshe? Po, sigurisht! Kur shkova te Milani kërkoja qëndrueshmëri në lojën time, por tani pas dy vitesh e gjysmë te Watford mendoj se jam krejt ndryshe: ndihmoj ekipin dhe bëj rolin tim në sulm. Kam punuar shumë në shtatë muajt e fundit, jam i lumtur”. Një nga pikat e dobëta të spanjollit ishte pikërisht sepse preferonte ta mbante shumë topin pa e pasuar, kurse tani luan me ekipin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu