U kërkua me ngulm nga “Djalli”, Rudiger: “Mund të isha larguar në huazim, por ja si shkoi historia…”

Milan, në ditët e fundit të tregut të transferimeve, ka kërkuar me këmbëngulje një mbrojtës qendror për të përforcuar skuadrën në dispozicion të Stefano Pioli.

Midis emrave të ndryshëm, gjithashtu u shfaq Antonio Rudiger, një mbrojtës qendror në pronësi të Chelsea.

Klubi u përpoq ta merrte atë në Milano si huazim, madje duke biseduar edhe me Francesco Totti që ishte ndërmjetësi i negociatave i zyrtarizuar nga Chelsea, por gjërat nuk shkuan ashtu si duhej.

Gjermani, duke folur për “The Athletic”, shpjegoi se gjithçka nuk u materializua për shkak të mungesës së kohës.

“Kam pasur disa oferta interesante në javët e fundit në merkato. Ekzistonte mundësia për të shkuar dhe për të luajtur në huazim, për të pasur më shumë minuta, por për shkak të mungesës së kohës, marrëveshja nuk u materializua”.

“Unë gjithashtu thashë jo, nuk isha gati të paketoja gjithçka sepse isha përjashtuar dy herë. Më pëlqen të jetoj në Londër, më pëlqen të luaj për Chelsea. Tani është radha ime, unë do të vazhdoj të jap gjithçka për të bindur trajnerin”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu