U eliminua nga Champions, motra e “CR7”, “thumbon” lojtarët e Juventusit: Ishe vetëm

Kristiano Ronaldo shënoi dy gola kundër Lionit, por kjo nuk mjaftoi që Juvetusi të kualifikohej.

Në përfundim të ndeshjes portugezi u largua i zhgënjyer nga fusha e lojës, pasi nuk është mësuar me dështime të tilla.

Për ti dhënë kurajo Ronaldos ka menduar motra e tij, Elma.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elma e cilëson vëllain e tij si më të mirin.

“Ishe më i miri nga të gjithë. I vetëm nuk kishe se çfarë të bëje, nuk bën dot gjithçka, është e pamundur.

Ti vazhdon të jesh më i miri”, shkruan ndër të tjera e motra e Kristiano Ronaldos, Elma në rrjetet sociale. PANORAMASPORT.AL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu