“U bllokova te momenti më i mirë” Gabbia tregon vuajtjet

Milani, në këtë fazë të pezullimit të kampionatit, iu desh t’i thotë lamtumirë shumicës së lojtarëve të saj.

Katërmbëdhjetë kuqezi janë bashkuar me ekipet kombëtare përkatëse për të garuar në raundet kualifikuese për Kupën e Botës Katar 2022 dhe fazën e grupeve të Kampionatit Evropian Under 21.

Mes të rinjve janë Matteo Gabbia dhe Sandro Tonali, që janë pjesë e U-21 të Italisë së trajnerit Nicolato.

Për mbrojtësin është një mundësi e mirë të vendosë minuta në këmbë i kthyer nga një dëmtim i gjatë 2 muaj dhe që ka luajtur me kuqezinjtë pak, pas afirmimit të Tomory-Kjaer.

Gabbia luajti pesë ndeshje si titullar në njëmbëdhjetë ndeshjet e para të Milanit këtë sezon.

Pastaj lëndimi i keq e ndaloi. Tani i riu është gati për revansh ndërsa u tregoi mikrofonave të Rai Sport në konferencën për shtyp të grumbullimit edhe momentin e vuajtjeve.

“Ishte një periudhë shumë e veçantë. Lëndimi më bllokoi në një kohë kur unë luaja vazhdimisht. Sidoqoftë, unë isha me fat që luajta kundër Napolit dhe pata ndjesi të mira nga ajo ndeshje. Jam gati të jap kontributin tim për ekipin kombëtar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu