Tuttosport – Zbulohet motivi i Hauge jashtë Europa League, djaloshi e mirëkuptoi trajnerin

Milan ka dorëzuar dje listën UEFA për fazën e eliminimit direkt të Ligës së Evropës, ku kuqezinjtë do të përballen ndaj Crvena Zvezda-s në dy ndeshje me vajtje-ardhje.

Nuk është në këtë listë Jens Petter Hauge. Talenti norvegjez, që ka humbur disi nga busulla dhe pse po punon fort për t’u kthyer dhe për të fituar hapësirat e tij, megjithatë, sipas asaj që ka shpjeguar Tuttosport, ka pranuar këtë zgjedhje.

Kuqezinjtë u detyruan të ulnin numrin e lojtarëve (nga 23 në 22) sepse nuk janë të pranishëm 8 lojtarë të stërvitur midis fidanishtes italiane dhe asaj të Milanos.

Djaloshi nuk është hidhëruar shumë pasi ka pasur një bisedë me trajnerin Stefano Pioli, që ia ka shpjeguar.

Veç kësaj, siç shpjegon Corriere dello Sport këtë mëngjes, ai ishte në balotazh me Meite dhe Krunic, por në fund Stefano Pioli zgjodhi të linte jashtë djaloshin e ardhur nga Bodo/Glimt duke pasur parasysh bollëkun e sulmit në krahun e majtë me Rebic, Leao dhe nëse ishte e nevojshme edhe Mandzukic.

Mesfusha duhet të ketë më shumë alternativa.

Lista UEFA e Milanit

LISTA A

Portierë: Tatarusanu, A. Donnarumma

Mbrojtës: Calabria, Dalot, Hernadez, Kalulu, Kjaer, Tomori, Romagnoli

Mesfushorë: Bennacer, Castillejo, Brahim Diaz, Kessie, Krunic, Meite, Saelemaekers, Tonali, Calhanoglu

Sulmues: Ibrahimovic, Leao, Mandzukic, Rebic

LISTA B (lojtarët e Akademisë nën 21 vjeç)

G.Donnarumma, Gabbia, Maldini

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu