Per disa dite, emri i tij eshte lidhur me Milanin, por tashme ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar i interesit te kuqezinjve per Dominik Szoboszlai, mesfushorin 19 vjecar te Salzburg. Per kete, ka qene vete lojtari i cili u shpreh ne nje interviste per kanalin zyrtar te klubit austriak, i cili tha: “Ne kete moment nuk mund te them asgje per interesimin e Milanit. Nese shkoj do te thote qe ka qene e shkruar. Vendimi perfundimtar varet nga une, por kam gjithashtu oferta te tjera. Une do te bej zgjedhjen qe mendoj se eshte me e mira per karrieren time “.
Tuttosport raporton kete mengjes, se pas fjaleve te tij, Szoboszlai i hap deren Milanit. Profili i tij, nder te tjera, duket i persosur per menaxhmentin si per buxhetin ashtu edhe ne aspektin teknik. Sidoqofte, kuqezinjte do te duhet te jene vigjilente ndaj konkurrences, per me teper nga nje skuader italiane. Lazio e ka ndjekur prej kohesh dhe Tare ka pasur kontakte me rrethin e hungarezit.
Ne kete menyre Milani mbetet prapa, por mund te luaje karten e rednesishme si ate te Ralf Ragnick. Nese gjermani behet trajneri i kuqezinjve, do te ishte nje avantazh per te marre sherbimet e Szoboszlait, pasi ai e njeh te riun shume mire duke qene se eshte shefi i zhvillimit te sportit dhe futbollit te grupit Red Bull.
Ne mesfushe, per me teper, do te kete shume hapesire duke marre parasysh largimet thuajse te sigurta te Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura dhe nje lamtumire te mundshme te Frank Kessie. Ne kete menyre – shton Tuttosport – emri i Szoboszlai i shtohet listes se emrave te tjere qe Milani kerkon te perforcoje mesfushen, si: Sandro Tonali, Teun Koopmeiners nga Az Alkmaar, Samuele Ricci nga Empoli dhe Luis Florentino nga Benfica.