Tuttosport: Rebic “therret” Jovic. Cfare dyshe qe ishin ne Frankfurt!

Nje bomber, por edhe nje partner sulmi…, natyrisht do te ishte profili i duhur qe Milani do te kerkonte per te pasuruar repartin ofensiv. Per kete –sic raportohet nga Tuttosport- kuqezinjte po ndjekin me mjaft interes serbin Luka Jovic, i cili nuk eshte pershtatur ende ne kampin spanjoll.

Pervoja e tij  me “Los Blancos” nuk eshte aspak pozitive deri me tani. Ai nuk ka pasur shume hapesira ​​(vetem 15 paraqitje dhe shumicen nga stoli) ku ka arritur te shenoje vetem tre gola. Nje kthese 360 grade ne krahasim me ate qe ishte tek Frankfurti ku ne 47 ndeshje shenoi 27 gola per sezonin 2018-2019.

Gjate aventures se tij ne Frankfurt, Joviç kishte “binjakun” e tij te persosur, Ante Rebic, qe tashme ndodhet ne Milano. Te dy kane raporte te mira dhe mbeten ne kontakt, e ndoshta kroati e keshillon ish-shokun e skuadres qe te marre ne konsiderate kampin kuqezi.

Gatishmeria e lojtarit per t’u larguar nga Madridi mund te beje diferencen, por Milani do te duhet te siguroje argumente mjaft bindese per te shtyre Real Madridin qe te linte te lire Joviç. Ne fakt, klubi spanjoll harxhoi 60 milion euro per ta rrembyer ate nga Eintracht dhe nuk mund te lejoje ta shese ate tani. Do te duhet te gjendet formula e duhur: huazim dyvjecar me te drejte blerje qe me pas do te behej me detyrim ne baze te rezultateve te Milanit, mund te ishte nje zgjidhje. Ndoshta Me ardhjen e Rangnick, “Djalli” mund te pershpejtonte per sulmuesin serb.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu