Tuttosport: Rangnick kerkon edhe ekspertin e talenteve te rinj per te pranuar Milanin

Edhe pse u sulmua nga Paolo Maldini per fjalet e tij se fundmi, Ralf Rangnick mbetet ne “pole” per stolin e Milanit. Fondi Elliot e deshiron ate me cdo kusht, me Ivan Gazidis ne vijen e pare. Kjo do te sillte lamtumiren e pashmangshme te legjendes se klubit, Paolo Maldini.

Tuttosport rendit kushtet e vendosura nga gjermani per ardhjen e tij ne Milano. Ideja eshte e qarte: deshiron kontrollin e zones teknike, pra stolin dhe merkaton. Per ta bere kete, ai deshiron nje drejtor sportiv me te cilin ka unitet qellimi dhe vizioni te perbashket. Ai drejtor sportiv eshte Paul Mitchell, i cili perfaqeson nje nga gurthemelet e marreveshjes midis Rangnick dhe Milanit.

Paul Mitchell (i cilesuar si Profesori) eshte nje vizionar tjeter i merkatos, i specializuar ne zbulimin e talenteve te rinj. Eshte njeriu, ose me sakte, krahu i djatthte qe Rangnick do te kishte zgjedhur ne aventuren italiane. Por Mitchell eshte shefi i zones teknike te grupit Red Bull dhe nuk do te jete e lehte per ta sjelle ate tek Milani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu