Tuttosport – Raiola i vjen në ndihmë Milanit? Dy profilet e sulmit që “kontrollon” agjenti!

Milani duhet të mendojë për merkaton tani që Ibrahimovic është dëmtuar dhe rrezikon të kthehet në mes të janarit. Alternativat janë shumë, por ka kosto e kosto…

Sipas asaj që raportohet nga Tuttosport, Mino Raiola, i cili do të duhet të flasë me Milanin për të ardhmen e Donnarumma dhe Romagnoli, mund të ndihmojë kuqeazinjtë të gjejnë një zgjidhje për të kompensuar mungesën e Ibrahimovic.

Agjenti, mes klientëve të tij, ka dy lojtarë shumë interesantë në Holandë që mund t’i përshtaten çështjes kuqezi: i pari është Malen nga PSV, i cili tashmë ka shënuar 15 gola në 21 ndeshje sezonale;

i dyti është Boadu i AZ, i cili pas një shpërthimi në sezonin 2019-2020 (14 gola) e ka nisur paksa dobët sivjet (3 gola), por gjithsesi një investim potencial shumë interesant. Holandezi është rritur te Akademia e AZ Alkmaarit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu