Tuttosport: Nga Fofana tek Koch, emrat qe ndjek Milani per mbrojtjen

Ne funksion te merkatos tjeter verore, Milani po pergatitet per nje tjeter revolucion te sezoneve te fundit. Perpos mesfushes e sulmit, drejtori menaxhues i kuqezinjve, Gazidis gjithashtu do te perpiqet te forcoje edhe paketen mbrojtese.

Ka shume emra ne listen e vezhguesve dhe ne javet e ardhshme, skenare te tjere nuk perjashtohen

Sipas asaj qe raportohet nga “Tuttosport “ ne pol mbetet Wesley Fofana i cili se fundmi ka rinovuar kontraten e tij me Saint-Etienne duke komplikuar strategjine e Milanit. Vlera e tij perllogaritet nga 10 ne 20 milion euro dhe konkurrenca do te jete e forte duke qene se ka klube te tjera te interesuara per francezin. Ne orbite jane Omar Alderete i Basel dhe Andreas Christensen i Chelsea. Por Gazidis ndjek me vemendje te veçante edhe Ajer te Celtic dhe Robin Koch te Freiburg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu