Tuttosport: Ndeshjet pa tifoze do t’i kushtojne Milanit nje humbje te konsiderueshme.

Nese nuk do te kishte pasur urgjence koronavirusi dhe kampionati do te kishte vazhduar rregullisht, kete te shtune, ne vigjilje te Pashkeve, Milani do te luante ne San Siro kunder Juventusit, domethene nje nga ndeshjet me te ndjekura nga tifozet se bashku me derbin kunder Inter . Stadiumi do te ishte plot e perplot dhe biletat do te ishin shitur plotesisht, cka do te thote, per sa i perket te ardhurave, ne arkat e Milanit do te ishin derdhur midis 5 dhe 6 milion euro, para te cilat fatkeqesisht klubi nuk do arrije t’i shohe per kete vit.

Siç raporton Tuttosport kete mengjes, nese Serie A do te fillonte perseri, te gjitha ndeshjet do te luhen pas dyerve te mbyllura. Kjo mbyllje e stadiumeve do t’i kushtoje Milanit midis 15 dhe 20 milion euro. Nje shifer padyshimte e rendesishme qe rrjedh nga fakti se kuqezinjte do te duhet te heqin dore nga te ardhurat e ndeshjeve qe zakonisht sjellin shume njerez ne stadium siç jane ato qe kishin mbetur kunder Juventus, Roma dhe Atalanta.

Me pak fjale, per Milanin kjo eshte nje humbje shume e rendesishme sepse, megjithese nje sezon tjeter zhgenjyes dhe plot veshtiresi, tifozet kurre nuk kane rreshtur te japin mbeshtetjen e tyre per ekipin e kuqezinjve. Ne vetem tre ndeshje, per kete vit kane hyre ne San Siro me pak se 50 mije spektatore perkatesisht, kunder Lazio,Torino dhe Spal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu