Tuttosport: Milani ne gare per talentin hungarez. Asi nen menge mund te jete Ragnick

Gjate merkatos se veres, Milani do te perqendrohet me se shumti ne repartin e mesfushes, mbase pjesa me e dobet e skuadres aktuale. Sandro Tonali mbetet objektivi kryesor, por padyshim qe nuk eshte profili i vetem ne axhenden e kuqezinjve. Sipas Tuttosport, mes lojtareve qe stimulojne me se shumti interesin e drejtuesve nga “Aldo Rossi” eshte i riu Dominik Szoboszlai, nje xhevahir ne pronesi te Salzburgut.

Mesfushori i lindur ne vitin 2000, hungarez, eshte nje nga talentet me interesante ne skenen evropiane. Mbi te riun ka interes nga klube, si Liverpool, Arsenal, Borussia Dortmund dhe Leipzig. Edhe Milani, siç u permend, eshte i interesuar per lojtarin, i cili pershtatet me se miri me parametrat e imponuar nga Gazidis: i ri, me perspektive dhe i tregtueshem ne te ardhmen me çmim me te larte.

Klubi i Milanit – shpjegon Tuttosport – mund te perfitoje nga faktori Rangnick dhe ndikimi qe menaxheri gjerman ka ne mjedisin Red Bull. Sidoqofte, ekziston rreziku qe nje ankand i vertete te “shpertheje” per mesfushorin qe pelqehet dhe nga Inter e Lazio. Vlera e tij per momentin perllogaritet rreth 30 milion euro, por eshte ende heret te flitet per shifra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu