Tuttosport: Milani avancon per dy objektivat me te “nxehte”

Milani nuk kerkon te humbe kohe dhe deshiron te pershpejtoje punen per objektivat qe synon te permbushe gjate merkatos se veres. Sipas Tuttosport, aktualisht jane dy emra te “nxehte” per te cilet kuqezinjte po punojne t’i kene pjese te ekipit per sezonin e ardhshem, Dominik Szoboszlai dhe Luka Jovic.

Sa i perket 19 vjeçarit te Salzburgut, i cili eshte nje nga “nxenesit” e Rangnick, Milani ka vendosur te avancoje me tej me tratativat duke pare qe ka skuadra te tjera te interesuara per hungarezin.Tani per tani, kuqezinjte nuk kane ndermend te vendosin ne pjate shumen e kerkuar te klubit austriak (20 milion euro) per Szoboszlai, por jane vigjilente ndaj konkurrences.

Tuttosport shton se ditet e fundit, Milani gjithashtu ka krijuar perseri kontakte me Real Madrid per Luka Joviç. Kuqezinjte ne fakt duan te kuptojne nese “Los Blancos” duan vertete te heqin dore nga serbi vetem pas nje sezoni, apo duan t’i japin nje tjeter shans. Kostoja e operacionit gjithashtu eshte nje pike qe kerkon qartesi, duke marre parasysh se spanjollet paguan 60 milion euro veren e kaluar per ta marre nga Eintracht Frankfurt. Joviç, i cili gjithashtu pelqehet nga Napoli dhe Newcastle, eshte pare nga kuqezinjte si alternativa per Ibrahimoviç, e ardhmja e te cilit eshte gjithmone e pasigurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu