Tuttosport: Milan gati t’i plotesoje deshiren Ragnick per keto 4 goditje

Milani nuk heq dore nga Rangnick dhe jane te gatshem te plotesojne kerkesat e trajnerit gjerman ne rast te mberritjes se tij ne Milano sezonin e ardhshem.Sic raporton Tuttosport, me ardhjen e Ragnick do te kete kater goditje per te forcuar sic duhet skuadren kuqezi ne menyre qe te garoje per pozicionet “fisnike” te klasifikimit ne kampionat.

Cikli i ri do te filloje perseri duke u perqendruar ne te rinj te talentuar me perspektive nga e ardhmja qe prodhojne nje futboll dinamik. Endrrat e Milanit do te ishin xhevahiri i Brescia-s Tonali, per mesfushen dhe Werner per sulmin. Gjithashtu ne repartin ofensiv mbetet si alternative dhe ideja per Milik. Ndersa, per porten, ne rast largimi te Donnarummes, pasuesi i tij mund te jene Meret i Napolit ose Musso i Udinezes.

Per mbrojtjen  emri i pare ne listen e Rangnick eshte ai i Evan N’Dicka, qendrori 20 vjeçar francez me origjine nga Kameruni qe luan me Eintracht Frankfurt. Kuqezinjte gjithashtu kane qene duke monitoruar Ajer te Celtic dhe Koch te Freiburg per disa kohe. Buxheti per tregun do te vinte nga shitja e mundshme e Donnarummes dhe disponueshmeria financiare e Elliott, e gatshme per te ringjallur ambiciet e Milanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu