Tuttosport – Maignan dhe Diaz, vula e dy protagonistëve!

Në emër të Maignan dhe Brahim Diaz. Dhe shumë “përshëndetje” për skeptikët dhe “fantazmat” e ndryshme.

Siç raportohet nga Tuttosport, portieri dhe mesfushori sulmues vunë vulën e tyre në fitoren e Milanit ne Sampdoria, duke rezultuar menjëherë vendimtar: francezi me pritjet e tij (dhe jo vetëm!), spanjolli me fantazine dhe shperthimet e tij, duke finalizuar aksionin me gol.

NË GJITHË FUSHËN – Brahim respektoi udhëzimet taktike të Piolit në letër, duke vënë të gjithë talentin e tij në shërbim të ekipit. Ai nuk i dha pika reference Sampdorias, por ishte ne sherbim te shokëve të tij të skuadrës.

Duke menjanuar golin, Diaz, të paktën për sa kohë që fryma dhe këmbët e mbështetën atë, luajti me inteligjencë, duke qepur me cilësi hapësirën midis reparteve.

Nëse arrin një mesfushor tjetër sulmues, ai do të duhet të luftoje për të rrëmbyer vendin e iberikut.

PERSONALITETI – Nga sulmi në mbrojtje, ose më mirë, në porte, ku Mike Maignan tregoi personalitetin e tij të madh.

Kontroll total i zonës së rreptesise, dalje të pameta dhe te sigurta, saktesi me këmbët dhe disa pritje te bukura. Gjithcka u mirëprit me vlerësim nga tifozët e pranishëm në Marassi, të cilët duan të kthejnë faqen menjëherë pas largimit te Donnarumma.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu