Tuttosport – Ibra dyfishohet dhe synon të shënojë: i Lazios dhe Liverpool, por ka një problem

Ibra po, Ibra jo. Po sigurisht. Zlatan, kundër Lazios, do të jetë, por ky nuk është dyshimi i Piolit.

Pyetja, në fakt, është një tjetër: a do të luajë kampioni suedez që në fillim apo do të fillojë nga stoli? Midis sot dhe nesër, Pioli do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe kështu do të jetë në gjendje të përgatitet për ndeshjen e së Dielës mbrëma me një siguri më të madhe.

Siç raportohet nga Tuttosport, trajneri kuqezi, në këto ditë që po i afrohen ndeshjes së madhe, do të ketë një konfrontim të vazhdueshëm me Ibrahimovic, i cili madje mund të “dyfishohet”, duke filluar titullar kundër Lazios, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, kundër Liverpoolit. Një angazhim i mundshëm i dyfishtë që sigurisht nuk e tremb Zlatan, por që duhet studiuar mirë…

Opsioni REBIC – Ibra është mirë, ai është i ngarkuar dhe dëshiron golin menjëherë, por koha e tij e lojës do të duhet të matet. Kjo është arsyeja pse opsioni “9 i rremë” i Rebic kundër Lazios ende nuk është zhdukur plotësisht.

Pioli do të marrë gjithë kohën për të vendosur: stërvitja sot, nesër dhe e shtunë do të shpërndajë dyshimet e trajnerit.

Kjo edhe sepse Pellegri fizikisht nuk ndihet ende gati, pasi ka ardhur nga nje sezon e shume probleme te Monaco.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu